Përurohet vepra ” Trashëgimia Islame në Llapushë” 1529 -2020

Malishevë, 15 tetor
Me një pjesëmarrje të madhe të personaliteteve qendrore dhe lokale, politike dhe fetare, e qytetarë, si dhe me prezencë të medieve u përurua vepra ” Trashëgimia Islame në Llapushë” 1529-2020, e autorit, Harun Shabanaj.
Fjalën vlerësuese për librin ” Trashëgimia Islame në Llapushë” 1529 -2020 të autorit, Harun Shabanaj, të shkruar nga kryeredaktori, Sabri Bajgora, Kryeimam i Bashkësisë islame të Republikës së Kosovës e lexoi, prof.ass.dr. Shkodran Imeraj, Bashkëpunëtorë shkencor në Institutin e Historisë- Prishtinë, nëdr të tjra vlerësoi: ”Monografia që shkruhet me qëllim të ndriçimit të një pjese të historisë së një kombi, treve apo etniteti, kanë vlera të jashtëzakonshme historike dhe kombëtare edhe monografia në fjalë, është e këtij lloji për një rajon legjendar të Kosovës, me një histori të bujshme, siç është treva e Llapushës, ku janë gërshetuar, kultura dhe tradita, burrëria e trimëria, që në kohë të vështira, i dolën zot atdheut dhe idealeve të tyre kombëtare, si në luftën e fundit çlirimtare të udhëhequr nga UÇK, ku kishte edhe personalitete të shumëta të këtyre institucioneve që kontribouan edhe drejtpërdrejt në luftë”.
Kurse, Prof.dr. Fahrush Rexhepi, Dekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, nga kumtesa e tij theksoi: ” Autori i librit Harun Shabanaj në këtë studim ka trajtuar probleme të trashëgimisë si dhe personalitete të shquara shqiptare të kulturës islame, që nga trojet tona shqiptare, mërgata si dhe në qendër ka personalitetet fetare të trevës së Llapushës, ku e përbashkëta e tyre ishte brumosja me ide për atdhedashurinë dhe shërbimi për popullin pa dallim feje e besimi”.
Përurimin e librit e përshendeti dhe e uroi edhe, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili tha: ”Prijisit shqiptar edhe politik edhe fetar, në luftrat çlirimtare i bashkuan armet për çlirim të vendit, prandaj edhe në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999, të udhëhequr nga UÇK, dhanë kontribut edhe personalitetet fetare të Llapushës, prandaj, sot ju thërras që ta shkruani historinë drejt dhe me fakte të treves së Llapushës e cila do të na shërben brez pas brezi për popullin shqiptar në të gjitha trojet tona”, përfundoi Begaj.
Në fund, autori, falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në shkrimin e librit dhe familjen të cilën e kishte në çdo moment pikëmbeshtetjen më të fortë.