Policia fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

Policia ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve në pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe së fundmi në Merdarë, qytetarët do të duhet të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare Merdare e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinje, ”Bernjak” dhe Merdare, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes së të martës, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

SHARE