PËRFUNDOJNË TAKIMET PËR BUXHETIN E VITIT 2024

Komuna e Klinës ka përfunduar dje dëgjimin e gjashtë publik dhe të fundit për Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, sipas kufijve buxhetor të përcaktuar në qarkoren buxhetore me OJQ, biznese, klube sportive dhe grupe tjera të interesit, i cili u mbajtë në hapësirat e sallës së konferencave, në objektin e komunës.

Takimin e udhëhoqi kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, dhe të pranishëm ishin zyrtarja kryesore financiare, Melihate Behramaj e cila prezantoi Draft-Planin Buxhetor për vitin 2024, drejtorë të tjerë të drejtorive, anëtarë të grupit punues si dhe përfaqësues të bizneseve, OJQ-ve, klubeve sportive etj.

Në takim është diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet e grupeve të lartcekura të cilat do të jenë projeksione të buxhetit për vitin 2024. Kryetari falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje dhe kontributin që e dhanë në përpilimin e ideve dhe ndarjes buxhetore për vitin e ardhshëm.