Vaksinat anti-covid në Klinë mund t’i merrni vetëm gjatë ditëve punës

Të dashur qytetarë

QKMF ” Nënë Tereza” në Klinë dëshiron t’ju rikujtojë se plani pesëjavor për vaksinim gjatë fundjavës, ka përfunduar. Rrjedhimisht, tash qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës.

Vaksinimi i një numri të konsiderueshëm të qytetarëve me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës kundër COVID-19 dhe situata epidemiologjike më e qetë ka ndikuar që edhe kërkesat për vaksinim gjatë muajit tetor të jenë më të vogla.
Ekipet e vaksinimit ia kanë dalë t’i përgjigjen çdo kërkese për vaksinim, gjatë pesë ditëvë të punës, pa patur nevojë të punohet fundjavës.

Gjatë javës që po mbetet pas kemi filluar vaksinimin edhe kundër gripit sezonal, qytetarët që i përkasin kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë, mund ta marrin atë gjatë pesë ditëve të javës në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, poashtu edhe vaksinimi kundër COVID-19, prej të Hënes vazhdon ne ambientet e brendeshme të QKMF-së nê Klinë prej orës 7.00-19.00.

Ministria e Shëndetësisë na njofton se numri i vaksinave kundër COVID-19, ashtu edhe kundër gripit sezonal është i mjaftueshem, prandaj inkurajohen qytetarët e Komunës se Klinës të cilët duhet të vaksinohen, që t’i shfrytëzojnë oraret e përcaktuara gjatë pesë ditëvë të punës brenda javës.

Vaksinat forcojnë imunitetin tuaj, dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes.