Malisheva e do Isni Kilajn kryetar dhe Bledar Kryeziun asamblist, përkrahje gjithandej

Partitë politike po vazhdojnë mobilizimin në prag të zgjedhjeve lokale, të cilat mbahen me 17 tetor.

PDK më e përgatitur se kurrë dhe e gatshme për qeverisje, po shpalos programin dhe kandidatët për Kuvend Komunal.

Në Malishevë, qytetarët edhe një herë kanë shprehur entuziasmin për PDK-në dhe Isni Kilajn kryetar.

Kjo u pa edhe në takimin që Kilaj pati me nëndegën e kësaj partie në Bubavec, po ashtu mbështetje të fuqishme po merr edhe i riu, Bledar Kryeziu që mban numrin 2 në listë.

Ky është postimi i Nëndegës së PDK-së në Bubavec.

PDK është identitet i njerëzve që e deshtën lirinë, pavarsinë dhe e duan shtetin.
Takimi me struktura çdo herë na ngjall besim të madh në vete, sepse ne gjithmonë rrugëtuam së bashku edhe atëherë kur është dukur e pamundur.
Me besim e vullnet jemi mbledhur së bashku për të përkrahur programin e z.Isni Kilaj dhe asambleistët e ardhshëm nga fshati ynë për të vazhduar aty ku e kemi lënë para 8viteve, për t’i dhënë frymë çdo projekti e programi që ka kryetari në ardhje.
Bashkë drejt fitores!
Bashkë për të mirën e fshatit,qytetit dhe shtetit tonë!
Isni Kilaj 177
Bledar Kryeziu 2
Ramë Bashota 29