Kurti nesër në Klinë, në mbështetje të Lulzim Dragidellës

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit po ofrohen. Derisa partitë politike po mobilizohen dhe po vazhdojnë takimet e shpalosjen e programeve.
Në Klinë, nesër do të vjen kryeministri, njëherit kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Ky i fundit do të takohet me Lulzim Dragidellën, i cili është kandidat i VV-së për kryetar të Klinës.
Vizita e Kurtit në Klinë është paralajmëruar në orën 09:00 në mëngjes.