Vajza e Adem Jasharit lind fëmijën e katërt 

Shqipe Jashari, vajza e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit, ka lind fëmijën e katërt, raporton portali “Front Online”.

Emblemë është emri i vajzës së sapolindur, me të cilin e ka pagëzuar Shqipja fëmijën e katërt.

Shqipja ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Vazja e madhe e ka emrin Aureolë dhe është 11 vjeçare, pas saj është djali Vlerori dhe vajza Epopeja që i kanë nga tetë vjeç.

Shqipe Jashari punon si administratore e Shkollës 12 vjeçare “Arsimi i Shqipërisë” në Prishtinë dhe është e martuar me avokatin Xhevdet Krasniqin.