Gjendet i vdekur një person në Pejë

Një person është gjetur i vdekur sot në Puhovc të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 12:50, afër një marketi në Puhovc, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 12:50 minuta Policia e Pejës ka marrë informacion për një person të rrëzuar te ‘Viva Fresh Store’ në Puhovc. Jemi përgjigjur në shpejtësi. Nga mjeku kujdestar i pranishëm në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës, pra se nuk ka shenja jete. Hetimet janë duke vazhduar mbi rrethanat”.