Kurti liron nga detyra një zv/ministre

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Vendimi për lirim nga detyra është marrë dje.

Në letrën e Kurtit qartësohen 4 pika, njëra prej tyre ishte edhe deklarimi i pasurisë sipas ligjit në fuqi.

Kujtojmë se Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me ish-zv/ministren, por ende s’ka marrë ndonjë përgjigje.