Rasim Millaku kërkon besimin e votuesve të PDK-së në Klinë; S’do t’ju zhgënjejë

Kandidati për Asamble Komunale në Klinë nga radhët e PDK-së, Rasim Millaku, përmes një postimi nē FB i është adresuar votuesve të PDK-së.

Ai ka thënë se vota e tyre për të, s’do të jetë zhgënjyese, pasi që do të jetë zëri i tyre i fuqishëm.

Ky është postimi i Millakut:

Të dashur votues të PDK-së në Klinë , nëse zgjedhni që në Kuvendin Komual te Klinës të jem perfaqesues juaji , ju them se s’do ju zhgënjej.
Do të angazhohem profesionalisht për përmirësimin e jetës dhe sherbimeve në qytet dhe fshatra duke ngritur për diskutim shumë qështje që e preokupojnë qytetarin e komunës tonë.
Nuk do te jem “makinë votuese” por zë i fuqishëm i interesave të qytetarëve në të gjitha sferat e jetës .
#177pdk
5 ✅