Klinika Infektive: Pesë pacientë në gjendje të rëndë, dy në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive janë pesë pacientë me Covid-19 që janë në gjendje të rëndë dhe dy që janë në gjendje kritike.

Në këtë klinikë janë të hospitalizuar 44 pacientë, prej tyre 40 pacientë janë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

33 raste janë në gjendje stabile

5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe kanë rezultuar negativë për Covid-19.

Klinika Infektive është në pritje të rezultatave edhe për katër raste.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor.

Nga pesë infermierët e infektuara me Covid-19 njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa katër infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.