Shërohet një infermiere kosovare me Covid-19

Në Klinikën Infektive, sot më 10 prill 2020 janë të hospitalizuar 44 pacientë.

Prej tyre, 40 pacientë janë me Covid 19.

Klinika është në pritje të rezultatave edhe për 4 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 25 raste të cilët janë testuar dhe rezultuar negative për Covid 19.

Gjendja e pacientëve – nga 40 raste të infektuara me Covid 19:

• 33 raste janë në gjendje stabile
• 5 janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dy pacientë të cilët janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda spitalor, ndërsa nga 5 infermierët e infektuara me Covid 19, njëra është shëruar dhe liruar në shtëpi, ndërsa 4 infermiere të tjera janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Klinika Infektive, QKUK