A DO TA SHFUQIZOJË ALBIN KURTI VENDIMIN E RAMUSH HARADINAJT PËR RRITJE TË PAGËS?

Kryeministri Albin Kurti do të merr hiç më pak se 2950 euro pagë.

Kurti këtë pagë do ta merr së paku deri në muajin prill, kur do të dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave i cili është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse ligji i ri hynë në fuqi atëherë kryeministri do të merr 2151 euro në muaj (799 euro më pak se paga aktuale).

Por deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Albin Kurti mund ta ndërmerr një veprim tjetër.

Ai mund ta shfuqizojë vendimin e Ramush Haradinajt për rritje të pagës së kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar.

Mbetët të shihet nëse Kurti do ta ndërmerr masa ndaj vendimit të ish-kryeministrit – vendim ky që ai dhe partia e tij e kishin kundërshtuar fuqimisht