“A m’ke harru” thotë Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Jakupi, i është rikthyer aktivitetit muzikor me një këngë të re.

“A m’ke harru” mban titullin projekti i ri muzikor i saj, që është një këngë e re ritmike-verore.

Muzika është punuar nga Irkenc Hyka, gjersa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

“A m’ke harru” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft atraktive me paraqitjen e saj.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur UNIX Production.

Leonora përndryshe ka paralajmëruar se tani e tutje do të jetë më aktive me projekte muzikore e koncerte, për të qenë sa më pranë fansave./Klina.info