Shtrihet dora e pajtimit në Mitrovicë, familja Peci falë gjakun për djalin që i vdiq në vendin e punës

Një nga aktet më humane, për të cilën edhe shquhet populli shqiptar, është ai i faljes së gjakut.

Dy familje në Mitrovicë, kanë arritur ta shtrinin dorën e pajtimit, transmeton Indeksonline.

Është hoxha, Fatmir Latifaj, ai që ka arritur t’i pajtonte këto familje, atë Peci nga fshati Zhazhë i Komunës së Zveçanit dhe familjes Fazliu nga Mitrovica.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vetë Latifaj.

Postimi (pa ndërhyrje):

Përshkrimi i rastit shkurtimisht:

Me datën 15.07.’20 e merkurë ka ndodhë një aksident fatal me permisa tragjedie ku në punishten e firmes tehnoBurimi nē Mitrovicē puntori zotni Perparim Peci humbi jetën në vend-punishtën e lartëcekur.

VERTET n’Pajtime sa ka EMOCIONE ka dhe NDER dhe RESPEKT!
Me respekt Hoxha Fatmiri!