Jo veç Graniti, përkrahje të madhe po merr edhe babai i tij, Ragipi

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Ragip Xhaka është aktivizuar jashtëzakonisht shumë se fundi në rrjete sociale.

Madje, disa nga postimet e tij kanë qenë më të pëlqyerat javën e fundit.

Zyrtari i lartë i PDK-së, me dy postimet e fundit ka sfiduar seriozisht edhe krerët më të lartë të shtetit për nga numri i pëlqimeve të postimeve t ëtij.

Babai i dy futbollistëve të famshëm shqiptarë, në llogarinë e tij në Facebook, vazhdimisht poston fotografi të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, por edhe të aktiviteteve të tij në PDK.

Përmes këtyre postimeve ai shprehet optimist se ish-drejtuesit e UÇK-së do të kthehen fitimtarë nga procesi gjyqësorë në Dhomat e Specializuara.

Ragip Xhaka flitet se do të jetë një nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës.