Rruga “Sadik Rama”në Klinë qe një muaj “e pa asfalltuar”, nesër protestojnë banorët e qytetarët

Banorët dhe bizneset përgjatë rrugës “Sadik Rama” në Klinë kanë paralajmëruar protestë për ditën e nesërme, si reagim ndaj gjendjes së rënduar të kësaj rruge që prej javësh ka mbetur e pa përfunduar.

Sipas qytetarëve, punimet kanë ngecur dhe rruga vazhdon të jetë në kushte të papërshtatshme për qarkullim, duke u kthyer në shqetësim serioz për përditshmërinë e tyre dhe zhvillimin e bizneseve në atë zonë.

Ata shprehen se neglizhenca institucionale ka bërë që projekti të zvarritet, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe asfaltimin e menjëhershëm të rrugës.

Protesta është paralajmëruar të mbahet nesër, e hënë, në ora 10:00, pikërisht në rrugën “Sadik Rama”, pranë ETC, ku pritet pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve.

Kjo rrugë është pjesë e një projekti të Ministria e Infrastrukturës, ndaj banorët kërkojnë përgjegjësi dhe zgjidhje të shpejtë nga institucionet përkatëse.