Konjufca kërkon nga Greqia njohjen, përkrahjen për vizat dhe anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar sot me shefen e Zyrësndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadorenHeleni Vakali dhe ka ritheksuar rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia.

Konjufca ka kërkuar nga Greqia përkrahjen për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet e mira  mes dy shteteve duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Greqia është në mesin e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur ende as Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia.

SHARE