Njoftim nga Komanda Regjionale e Perëndimit (RC-W) KFOR

Komanda e Regjionale e Perëndimit (RC-W), ka informuar Komunën e Klinës se më datë 20 shkurt 2020, në Komunën e Klinës do të mbahet një ushtrim i evakuimit në teren nga KFOR.

Ushtrimi do të mbahet nga 09:00 dhe 12:00.

Në këtë ushtrim do të marrin pjesë rreth 80 ushtarë dhe pajisje ajrore përkatëse. Ushtrimi do të ketë ndikim në rrugët hyrëse të qytetit deri tek stadiumi “18 Qershori”.