Sulmoi i dehur policët, arrestohet një person në Istog

Një person është arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut.

I njëjti është arrestuar pasi që në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.