Rriten edhe çmimet e barnave, 35 mjekë lënë sektorin publik për atë privat

Më rritjen e çmimit të produkteve ushqimore janë rritur edhe çmimet e barnave, kështu ka thënë, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

Doktor Sejdiu, tha se për këtë arsye duhet të kalojë menjëherë Ligji i pagave dhe të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në Kuvend.

Sipas tij, mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë filluar punën në privat.

“Normal që nuk është e përballueshme. Po shohim që të gjitha çmimet po rriten. Me siguri që edhe kostoja e materialeve harxhuese rritet automatikisht bie fuqia e buxhetit që është me limituar dhe rezulton me një mungesë dhe automatikisht ata duhet të orientohen në spitale private të cilat prapë e ngrisin çmimin dhe për shkak të kësaj pësojnë pacientët. Dhe në anën tjetër destimulim komplet”.

“Unë mendoj Ligji i pagave duhet të kalojë dhe menjëherë të bëhet rishikimi i buxhetit para se të aprovohet në kuvend dhe të shikohet stimulimi dhe rregullimi i kësaj çështje. Kemi një fenomen që mbi 35 mjekë vetëm gjashtë muajt e parë kanë lëshuar nivelin publik dhe kanë shkuar në privat. Në QKUK i kemi 50 anesteziolog”, tha Sejdiu. /