Franca kalon në finale të Kupës së Botës, Maroko eliminohet me kokën lartë

Franca është skuadra e dytë e cila ka arritur në finale të Kupës së Botës.

Kampioni në fuqi, në gjysëmfinale mposhti Marokon me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Theo Hernandez në minutën e 5-të dhe Kolo Muani në minutën e 80-të shënuan për kombëtaren franceze.

Në finale Franca do të përballet me Argjentinën, kurse Maroku do të luaj për vendin e tretë ndaj Kroacisë.