Bayerni e fiton derbin e gjashtë golave ndaj Dortmundit, shkëleqen Lewandowski

Bayern Munichi e ka fituar me përmbysje të rezultatit derbin ndaj Borussia Dortmundit në Bundesligë, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” ka përfunduar me rezultatin 4-2.

Mysafirët fillimisht kaluan në avantazh prej dy golave, pas golave të shënuar nga Erling Haaland në minutat 2 dhe 9.

Por, vendasit barazuan gjithçka në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Robert Lewandowski në minutat 26 dhe 44.

“Bavarezët” siguruan fitoren kah fundi i ndeshjes, pas golave të shënuar nga Leon Goretzka dhe Robert Lewandowski në minutat 88 dhe 90.

Bayern Munich tani ka 55 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, teksa Borussia Dortmund mbetet me 39 pikë dhe renditet e gjashta.