Aksident mes dy veturave në afërsi të Vitomericës

Në afërsi të Vitomericës, në orët e mbrëmjes së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave.

Ndihma e shpejtë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe mjekët janë duke u dhënë ndihmën e parë udhëtarëve të aksidentuar, derisa nuk bëhet e ditur për gjendjen e tyre.

Për momentin, nuk dihet për rrethanat e aksidentit apo dëmeve që janë shkaktuar, por lajmi është në përditësim dhe lexuesit do të njoftohen me kohë për përditësimet e fundit.