Parisi tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, raportohet për disa të plagosur

Një shpërthim i fortë ka ndodhur pak më parë në qendër të Parisit, ku ndërtesat janë përfshirë nga flakët, ndërsa njëra prej tyre është shembur pjesërisht.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, në rrugën Saint-Jacques në lagjen e 5-të të kryeqytetit francez.