Donatori i vendosjes së shtatores së Nënë Terezes në Klinë, viziton Klinën

Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra, z. Elmi Berisha ka vizituar qytetin e Klinës.

I njëjti ka publikuar fotografi ku shihet duke bërë lutje para Shtatorës së Nënë Terezes, ku ka vendosur edhe lule .

Berisha fotografisë ja ka bashkangjitur edhe një mbishkrim.

“Sot fillova ditën me nderime dhe lutje te shtatorja e Shën Terezës në vendlindjen time në Klinë, duke drejtuar lutjet e mia për paqë, dashuri, tolerancë dhe unitet gjithandej trojeve etnike shqiptare”, ka shkruar ai.

Ndryshe Elmi Berisha ishte bashkëpunëtor i afërt i presidentit Ibrahim Rugova. Berisha është donatori i vendosjes së shtatores së Nënës Tereze në Klinë.

Në ceremoninë e vendosjes së shtatorës në Klinë, me 23 gusht 2004, kishte marrë pjesë edhe presidenti Rugova dhe figura të njohura publike.