Gjendja me COVID në Klinë, 600 raste aktive flet Drejtori i QKMF-së

Gjendja me pandeminë COVID-19, në Kosovë ditëve të fundit është shqetësuese .

Si pasojë e rasteve të shumta, Qeveri e Kosovës sot ka vënë edhe masat e reja kufizuese.

Edhe në Klinë, gjendja nuk është aspak e mirë.

Drejtori i QKMF-së në Klinë, Haxhi Ibishi, për Klina.info tha se aktualisht, në këtë komunë janë mbi 600 raste aktive.

Sipas tij, shumë të rinj, janë ta pavaksinuar. Ndërsa janë dy qytetar të shtrirë në Spitalin e Pejës.

Ai ka bërë apel qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen./Klina.info/