Messi largohet nga PSG-ja

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni, ka konfirmuar trajneri i ekipit Christophe Galtier të enjten.

“Kisha privilegjin ta trajnoja lojtarin më të mirë në histori të futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në ‘Parc des Princes’ ndaj Clermontit”, ka thënë Galtier.

Messi do të largohet nga PSG-ja pas dy sezoneve.

Fitoi kampionatin dy herë radhazi, por pa arritur të kishte sukses në Evropë.

Raportohet se argjentinasi do të kalojë në Arabinë Saudite, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo.