Alush Gashi emërohet këshilltar politik i Kryeministrit Hoti

Alush Gashi ka vjet që nuk ka qenë aktiv në politikë.

Por ish ministri i Shëndetësisë, tash është emëruar si këshilltar politik i Kryeministrit Avdullah Hoti, transmeton Klan Kosova.

“Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në Facebook,