Deputeti i AAK-së thotë se Hoti mund të shkarkohet nesër

Është duke vazhduar takimi i zyrtarëve partiak të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me liderin e partisë, Ramush Haradinaj.

Deputeti i kësaj partie Gazmend Syla ka thënë se temë e këtij takimi do të jetë edhe diskutimi për koalicionin qeverisës, si dhe takimi i fundit në Uashington, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike me Serbinë.

Ai eka porositur kryeministrin Avdullah Hoti se mund të shkarkohet qysh nesër nëse nuk merret parasyshë AAK-ja, si partner qeverisës.

“Mendoj që ishte dashtë me qenë tema e takimit në Uashington, nënshkrimi i marrëveshjes. Do të diskutojmë për koalicionin, i shohim këto fërkime ne, por zoti Hoti duhet të ketë parasyshë se ai ka ardhur me votën tonë kryeministër dhe mund të shkarkohet nesër, siç janë shkarkuar edhe kryeministrat tjerë”, ka thënë ai për “Front Online”.

Syla i ka bërë thirrje Hotit të e respektoj AAK-në dhe të tregoj transparencë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Ai duhet të e respektoj partnerin e koalicionit në këtë rast Aleancën, edhe raportimin në Kuvend duhet ta bëjë, është obligim i kryeministrit me na tregu. Besoj që do e bëjë edhe vet pa pasur nevojë ne me mbledhur nënshkrime me e ftu me raportu, tash po e presim edhe reagimin e tij”, ka thënë ai.