4000 dosjet e Speciales/Hetuesit shkojnë në zyrat e OVL së UÇK-së

Mesditën e sotme disa hetues të Gjykatës Speciale kanë trokitur në dyert e Organizatave të Luftës së UÇK-së. Ata kanë kërkuar dosjet e dërguara dje nga një person i paidentifikuar në adresë të OVL së UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Husni Gucati, ka thënë se në katër mijë dosjet e pranuara dje nga një person i paidentifikuar, ka edhe emra të dëshmitarëve.

“Dosjen e ka sjellë dikush në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

Hetuesit e Speciales sot kanë marrë disa dokumente dhe janë larguar nga zyret e OVL së UÇK-së.