Në Malishevë arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një çelësi mekanik

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen një çelësi mekanik në vlerë 55 euro, në një lokal në Malishevë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të martën e javës së kaluar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një lokal kishte vjedhur një mjet pune çelës mekanik në vlerë 55 euro. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.