Lëndohet duke punuar me traktor, 70-vjeçari nga Drenoci i Malishevës dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një 70-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës, pas lëndimeve që ka pësuar duke punuar,

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i moshuari është lënduar teksa po punonte me traktor, në Drenoc të Malishevës.

Ai fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Malishevës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK.