Polici sulmohet nga 10 qenë endacakë në Gjakovë

Një zyrtar policor (emër i njohur për redaksinë) është sulmuar nga rreth dhjetë qenë endacakë sot afër “Hotel Pashtriku” në Gjakovë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se ai është sulmuar në këmbë gjatë detyrës zyrtare.

Për shkak të kafshimit, atij i është dëmtuar edhe uniforma e Policisë së Kosovës.

Polici ka pranuar tretman mjekësor dhe Sinjali mëson se së shpejti do të hapet edhe rast në polici.