Veprimtari Haki Morina u rikthye pas në kohë duke kujtuar qastet e bukura të fëmijrisë me vëllaun e tij Zeqën.

Në profilin e tij në facebook, ai ka ndarë disa momente nga shkolla fillore.

Postimi i plotë i Morinës

Më duket isha në klasë të shtatë fillore kur me vëllaun Zeqirin shkonim çdo ditë me traktor në mal, herë me nxjerrë gurë, herë për të prerë dru, e herë therra për të thurrë gardhiqe.
Një ditë, duke zbritur nga mali, deri sa ai ishte me timon në dorë, më pyeti nëse kam vozitur traktorin ndonjëherë.
Jo, – i thash!
Tha se paskam ditë.
-A dëshiron tani ta ngasësh tani, më pyeti prap?
-Po, i thash, i befasuar nga kjo e papritur që më ndodhi.
Si çdo fëmijë, edhe unë kisha dëshurë të madhe ta ngisja traktorin, por nuk isha nga ata që prekja gjëra që s’më lejoheshin dhe që imponohesha për të realizuar qejfe të mija.
Mora timonin, por duke shikuar afër, traktori më shkoj shumë në të djathtë dhe gati u përplasa me gardhin. Reagova shpejt duke kthyer timonin në anën tjetër, por traktori mori kthesë të madhe, dhe gati e përplasa në murin e majtë të rrugës. Kur e pa këtë gjendje, vëllau Zeqir Morina më tha shiko larg. Dhe sapo hodha vështrimin larg, traktori filloj të ecte drejt dhe vozitja u stabilizua.
Morali i këtij tregimi të vërtetë është që ne si popull duhet të shikojmë përtej hundës, e mos të bëjmë veprime që bëjnë zgjidhje sot për nesër.
Kam shumë çka të vazhdoj, por dua ta përfundoj këtu, që ju të mos mërziteni duke më. lexuar.
Në foto në oborrin e vëllaut, gjatë verës së kaluar.
Është oborri i tij, në oborrin ku jam rritur, e jo oborr hoteli