Implementimi i pakos emergjente nevoj imediate

Egzon Kastrati

Implementimi i paketës emergjentë është nevojë imediate- (divergjencat ideologjike dhe pakënaqësitë politike duhet për tu lënë mënjanë) -Ekonomia e Kosovës më shumë se kurrë ka nevojë për një shpërndarje të madhe të fondeve në të gjithë sektorët. Qeveria në koordinim me akterët përkatës së pari duhet të bëjë një vlerësim Induktiv për secilin sektor në drejtim të Kosovës dhe më pas të llogarisë koston totale që shërben si një indikator për zhvillimin e një plani efektiv të reagimit ekonomik. Injektimi këtyre mjeteve të bëhet në funksion të gjithë sektorëve dhe në të njëjtën kohë të përpiqemi të rrisë kërkesën agregate të shprehur si konsum dhe investim. Zbatimi i plotë i Fondit të Emergjencave nuk duhet të bllokohet si rezultat i pamundësisë së rishikimit të buxhetit sepse mijëra qytetarë të prekur nga covid 19 janë duke pritur për ekzekutimin e pagesave prej 170 € si ndihmë nga qeveria, veçanërisht kategoria sociale dhe bizneset si më të prekurit. Politikanët si përfaqësues nuk duhet të jenë arbitrare por të gjithë duhet të jenë përgjegjës dhe në të njëjtën kohë të harmonizojnë një paketë emergjente e cila është në interesin më të mirë të mirëqenies qytetare. Bashkëpunimi në koordinimin e veprimeve konkrete është një nevojë urgjente për të ardhur në ndihmë të agjentëve ekonomikë më të prekur nga kjo pandemi dhe të mos vendosni politikën para rimëkëmbjes ekonomike, si një detyrim për të gjithë. “Le ta shërojmë ekonominë sot së bashku në mënyrë që nesër të kemi kohë për garën politike”