Klinë shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një i dyshuar dje në Ujmir të Klinës pasi gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas Policisë, në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz dhe shtatë gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë