Humb betejen me Covid-19 edhe një qytetar nga Gjilani

Sot ka humbur betejen me Covid-19 edhe një qytetar nga Gjilani.

Lajmin e bëri të ditur kryetari, Lutfi Haziri përmes një njoftimi, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Humb betejen me #COVID19 edhe një qyetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejen për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni diatancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!