Dy të vdekur në Gjakovë nga Covid-19

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se kanë vdekur dy pacientë që ishin duke u trajtuar në këtë spital.

Aktualisht në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar 47 pacientë për koronavirus, prej tyre 16 pacientë të konfirmuar pozitivë e 31 të tjerë të pakonfirmuar.

24 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 4 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Spitalit të Gjakovës:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë raporti 24 orësh është:

•47 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covid,
•16 pacientë të konfirmuar Pozitiv me COVID-19,
•31 pacientë janë të pakonfirmuar,
•24 pacientë janë me oksigjenoterapi,
•4 pacientë janë në gjendje të rënde,
•2 pacientë kane vdekur,
•7 pacientë gjatë 24 orëve janë liruar për në shtëpi

Duke respektuar udhëzimet e ndihmoni veten, familjen dhe personelin shëndetësorë!