Bajraktari i Svërkës së Klinës, e puth në ballë liderin e tij të preferuar që i shkoi në konak

Kandidati për president, njëherit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, ka vizituar komunën e Klinës. Ai ka prezantuar programin me të cilin synon të qeverisë, derisa është takuar edhe me banorë të kësaj pjese.

Përmes një postimi të bërë në FB, Haradinaj ka shpërndarë edhe disa fotografi, ku shihet mikpritja që ia bëri Sadik Gashi, bajraktari i fshatit të Sverkës.

Ky është postimi i Haradinajt:

Në vazhdim të vizitës në Klinë, bashkëbisedova rreth Programit të Aleancës me banorët e fshatrave Radulloc, Sverkë dhe Ujmir. Vizitova edhe Sadik Gashin, bajraktarin e Sverkës.
14 shkurti nuk është vetëm data e zgjedhjeve, por është edhe referendum për zhvillim ekonomik, punë dhe mirëqënie. Të gjithë NE bashkë e kemi në dorë të ardhmen. 

ForcaeKosovës

RH