VV në Klinë bashkon të rinjtë. aktivistë e vullnetarë bëhen një vend

Lëvizja Vetëvendosje çdo ditë e më shumë po rritet, madje të rinjtë e vendit tonë, po i bashkohen kësaj partie, për të bërë edhe punë vullnetare.

Sot, në kuadër të Departamentit të Aktiviteteve dhe të Departamentit të Aktiviteteve të Vullnetarëve, drejtuesit e këtyre dy departamenteve, Fitim Borinca dhe Eduard Mustafaj, organizuan takim me aktivistë dhe vullnetarë të rinj. Në takim ishte i pranishëm edhe kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Xhafer Berisha.
Në këtë takim u diskutuan shumë gjëra. U bisedua me të rinjtë për hallet e brengat e tyre, si dhe për pritshmëritë që i kanë nga qeveria e ardhshme, #QeveriaKurti2