Xhafer Berisha merr mbështetje të fuqishme nga fshati Potërç i Klinës

Xhafer Berisha, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, vizitoi sonte fshatin Potërç, ku kryetar i kësaj pike është Ismet Jagoda.

Qytetarë të shumtë të të gjitha moshave treguan gatishmërinë për ta votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatin tonë për deputet, Xhafer Berishën, të cilit i shprehën mirënjohje për vizitat e tij të shpeshta në këtë fshat edhe në kohërat më të vështira.

Kjo përkrahje masive nga qytetarët në çdo fshat e në çdo lagje të Komunës së Klinës është garanci se Lëvizja do të fitojë mbi 50% të votave, kurse Xhafer Berisha do të jetë përfaqësues nga Klina në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës!