Isuf Berisha merr mbështetje nga vendasit

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Isuf Berisha, nga fshati Gjurgjevik i Madh, sot ka pasur një takim me bashkëvendasit e tij, ku është pritur mirë dhe i dhanë mbështetje të madhe. Qytetarët e Gjurgjevikut të Madh, u ndjenë krenarë që kanë një kandidat për deputet. Banorët e fshatit u ndanë të kënaqur me një bashkëbisedë me vendasin e tyre, Isuf Berisha. Banorët thanë se do të japin maksimumin për kandidatin e tyre, Isuf Berisha me numër 106./Klina.info