Fëmijët që dyshohet se u helmuan në Istog, mjeku tregon për simptomat që janë paraqitur dhe trajtimin që po u bëhet në spitalin e Pejës

Katër fëmijët që po dyshohet se janë helmuar në një institucion parashkollor në Istog janë duke vazhduar trajtimin në Spitalin e Pejës.

Besnik Ibraj, doktor në Spitalin e Pejës tha se fëmijët janë pranuar në spital ditën e enjte.

“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë. Ne kemi lajmëruar Policinë e Kosovës dhe Komunën e Istogut lidhur me rastin, për hetime të mëtejme”, tha ai.

Më herët, u raportua për fëmijët që dyshohet se janë helmuar.

Lidhur me rastin, nuk ka pasur ende reagime nga Komuna e Istogut.