Sfida e barazhit për Superligë Dukagjini – Trepça ’89 luhet të premten në “Fadil Vokrri

Trepça ’89 dhe Dukagjini do të përballen në ndeshjen e barazhit për ta siguruar një “biletë” për elitë ditën e premte (28 maj).

“Zeri.info” nga burime të sigurta merr vesh ekskluzivisht se ndeshja në fjalë do të zhvillohet të premten nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Viokrri” në Prishtinë.

Trepça ’89 përfundoi në pozitën e tetë në Superligë ndërkohë që Dukagjini përfundoi e dyta në Grupin A të Ligës së Parë.

Kjo ndeshje pritet me shumë interes pasi që luhet investimi i një edicioni.

Dukagjini për të ardhur deri në këtë ikë, si fillim e eliminoi Flamurtarin në ndeshjen e barazhit nga Liga e Parë.

’89-shi tashmë ka krijuar përvojë në ndeshje të tilla pasi që dy vite më parë, e siguroi mbijetesën në Superligë duke e mposhtur Vëllaznimin.