FAMILJA VESELI NGA KERRNICA BËHET ME SHTËPI TË RE

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të Komunës dhe pronari i Kompanisë “Petrol Company”, Shkelzen Jusaj, sot kanë vizituar familjen e Xhevdet Veselit nga fshati Kerrnicë i Komunës së Klinës, së cilës falë financimit të zotëri Jusaj iu është ndërtuar shtëpia e re.

Kryetari Elezaj uroi z. Veseli për shtëpinë e re dhe falënderoi pronarin e  “Petrol Company”, z. Jusaj, për humanizmin e treguar që të i dilet në ndihmë kësaj familje, e cila nga sot do të ketë kushte shumë më të mira të banimit.

Ndërsa z. Jusaj ka theksuar se ndihet shumë i lumtur që familjes Veseli iu është ndërtuar shtëpia dhe tash e tutje do të kenë kushte të përshtatshme jetese.

SHARE