Hajnat thyejnë shtëpinë në Banjë të Istogut, vjedhin një pistoletë, stili ari e para të gatshme

Persona të panjohur kanë thyer një shtëpi në Banjë të Istogut prej nga kanë vjedhur një pistoletë, stoli ari, para të gatshme e gjëra tjera me vlerë, transmeton IndeksOnline.

Rasti është denoncuar në polici nga pronarja e shtëpisë e cila ka thënë se vjedhja është kryer mes datës 16 dhe 17 maj.

Ajo i ka thënë policisë se hajnat me forcë kanë depërtuar brenda në shtëpi dhe nga aty kanë vjedhur gjëra me vlerë.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion për identifikimin apo arrestimin e kryesve të kësaj vepre./