Aksident i rëndë mes tri veturave në Dollc, tre persona lëndohen rëndë dhe një makinë përfshihet nga flaka

Një aksident i rëndë mes tri veturave ka ndodhur mesditës e së hënës në fshatin Dollc të Komunës së Klinës,

Në këtë aksident, kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët janë dërguar me ambulancë për t’u dhënë trajtimi mjekësor.

Një lexues i Klina.info, ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident, një veturë e tipit “Range Rover”, është përfshirë nga zjarri, por që pasagjerët kanë arritur të dalin nga makina.