Policia jep detaje për aksidentin në Dollc të Klinës

Sot, rreth orës 12:19 në fshatin Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ndërmjet dy automjeteve, me ç’rast të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri.

Lajmi për Gazetën është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka treguar se janë disa persona të lënduar, por ende nuk dihet numri i tyre.  

“Sot rreth orës 12:19, policia është informuar për një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës, ku janë të përfshirë dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit që të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri. Ka të lënduar por edhe nuk dimë se sa persona janë” ka thënë Gashi.