Trump nominohet edhe një herë për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti amerikan Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqen. Nominimi vjen për përpjekjet e presidentit për arritjen e marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Christian Tybring-Gjedde, anëtar i Parlamentit Norvegjez dhe kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, është ai që e ka bërë nominimin për Trump.

Kjo nuk është hera e parë që Tybring-Gjedde nominon Trump për çminin Nobel, të njëjtën gjë ka bërë edhe në 2018 për mbajtjen e samitit në Singapor ku u prit lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe mes kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” i tha Tybring-Gjedde Fox News.

Përveç marrëveshjes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, letra e nominimit, drejtuar Komitetit të Nobel-it përmend rolin kryesor të Trump në lehtësimin e vendosjes së kontaktit mes palëve në konflikt … të tilla si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.